Është mësuar kompania private e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në QSUT, aty ku mbrëmjen e djeshme ndodhi në aksident në të cilin mbetën të lënduar një paciente e moshuar dhe barrelisti.
Bëhet fjalë për kompaninë “Sulollari Klima” në pronësi të shtetasit Ardian Sulollari. Kjo kompani ka pak muaj që kishte marrë tenderin me vlerë 24 milionë lekë për të administruar ashensorët e spitalit, ndërsa pjesë e detyrës së saj ishte edhe mirëmbajtja e tyre.
Kujtojmë se mbrëmë, për shkak të prishjes së ashensorit u plagosën një 80-vjeçare dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.


