E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Manchester United ka qënë e shumë diskutuar ditët e fundit në mediat sportive dhe jo vetëm, ku shumë në Angli kanë qenë të bindur për largimin e tij.
Gjatë kësaj periudhe, portugezi ka patur edhe takime me trajnerin legjendar të “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson. Por, sipas zhvillimeve të fundit që vijnë, Ronaldo duket se do të jetë në qendër të projektit të tranjerit hollandez Erik Ten Hag.
Pak ditë më parë, 5 herë fituesi i Topit të Artë i thuri elozhe trajnerit të ri të United, që synon ta nisë gjithçka me portugezin në sulm.
Ndërkohë, sipas “The Sun”, vetë tekniku Ten Hag ia ka komunikuar diçka të tillë edhe drejtuesve të klubit dhe vetë lojtarit, i cili joshet nga ideja për të luajtur në Champions League, por duket se sezonin e ardhshëm do ta bëjë pushim.
