Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Inspektimi i punimeve tek Trauma, Manastirliu: 4.2 mln dollarë investim për modernizimin e pajisjeve në spitale e poliklinika

13:49 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Spitalin Universitar të Traumës, ku inspektoi nga afër punimet që po kryhen aktualisht lidhur me rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore.

“Në spitalin e Traumës është duke u punuar me ritëm në një prej godinave që i shërben trajtimit të sëmundjeve të brendshme dhe gjithashtu edhe një strukturë që i shërben konsultave ambulatore. Një investim i buxhetit të shtetit, i qeverisë shqiptare në vlerë rreth 4 milionë dollarë, që do të shndërrojë tërësisht shërbimet që ofrohen këtu. Do të zgjerojmë kapacitetet për shërbime të tjera, duke krijuar kushte shumë më të mira për stafet mjekësore dhe për pacientët për marrjen e shërbimit”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në disa spitale të vendit, do të ketë një investim shumë të rëndësishëm për rinovimin e pajisjeve mjekësore, si skaner, grafi, angiograg, etj.

“Jemi duke investuar edhe për rinovimin e flotës së aparaturave të teknologjisë së lartë, duke filluar me një skaner të ri që shumë shpejt do të instalohet në Spitalin e Traumës. Gjithashtu skaner të ri për Spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke dyfishuar kapacitetet e tij; një skaner të ri për Spitalin Pediatrik në QSUT, për Spitalin e Korçës. Do të kemi grafi të reja për spitalet rajonale, bashkiake por edhe gjithashtu dy Poliklinika të Tiranës, si dhe një angiograf i ri do t’i shtohet flotës tonë të pajisjeve bio-mjekësore, nëpërmjet një investimi të Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore në vlerën 4.2 milionë dollarë. Këto investime do të ulin akoma më shumë listë-pritjen për kryerjen e ekzaminimeve si skaner apo grafi”, tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare po investon për rinovimin e flotës së aparaturave në vlerën 4.2 milion dollarë. Më konkretisht, bëhet fjalë për katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit në Spitalin Universitar të Traumës, në Spitali “Shefqet Ndroqi”, në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Spitalin Rajonal të Korcës. Ndërsa Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të pajiset me një angiograf të ri. Po kështu dhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit do të pajisen me 9 grafi të reja, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Aeroport, Karakaçi: Shërbim modern, i rregullt dhe i besueshëm për qytetarët

12:57 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.