Ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:40 në bypassin Vlorë-Orikum përfundoi me një bilanc tragjik, ku 2 punëtorë humbën jetën si pasojë e përmbysjes së kamionit me të cilin ata po punonin.
Ndërkohë, janë mësuar dhe emrat e dy viktimave të këtij aksidenti. Ata ishin Armand Beu, 32 vjeç, shoferi i kamionit dhe Klajdi Kaja, 28 vjeç, banues në Lushnjë i cili ishte pasagjer.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
