Një 31 vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit pas një sherri për motive të dobëta. Burime policore bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe 31 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
