Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarin e kompanisë “Sulollari Klima”, Ardian Sulollari pas aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme ne QSUT, ku shkëputja e ashensorit dëmtoi rëndë dy persona.
Blutë bëjnë me dije se krahas Ardian Sulollarit është proceduar penalisht edhe tekniku përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit. Të dy ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
