Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Shehaj zbulon se në pronësi të kujt është resorti që do ndërtohet në Butrint

22:15 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur mbrëmjen e sotme për Parkun e Butrintit, ku ka deklaruar se qeveria Rama ka shpallur investitor strategjik kushëririn e Damian Gjiknurit dhe familjarë të ministres Xhaçka.

Shehaj tha se nuk mund të jetë rastësi që një pjesë e “Butrintit” t’i jepet një personi që njihet shumë i afërt me Gjiknurit dhe se zyrat e tyre korrespondojnë në të njëjtin vend

Qeveria Rama në 2015 ka miratuar një ligj për investimet strategjike. Statusi është menduar t’i jepet investitorët e huaj duke i dhënë disa lehtësira për t’i nxitur. Rama kështu e ka shitur këtë ligj.

“Ndodhi që kemi dy raste ku statusi për investime strategjike i është dhënë kushërinjve të Gjiknurit të cilët janë shpallur investitorë strategjikë dhe ajo pjesë e tokës janë hequr nga Parku Kombëtar i Butrintit. Kjo ka ndodhur dhe me Xhaçkën, më 2 mars. Të kuptojnë qytetarët si një ligj për të thirrur kompanitë e huaj për të pasuruar ministrat. Më 2 mars ministrat kanë parë të arsyeshme që tokën t’ia japin një prej anëtarëve të kabinetin. Këta kanë votuar tja japin apo jo.

Ligjin për investimet strategjike nuk e kam sulmuar sepse në parim jam dakord që sipërmarrësit duhen ndihmuar. Resorti që do ndërtohen në Butrint e ka ‘Manastir Resort’ është në pronësi të Albstarit dhe Andi shpk. Në Vlorë njihet si njeri shumë të afërt i Gjiknurit. Të gjitha ata që kanë marrë favore nga qeveria janë biznesmenë.

Zyrat elektorale të Gjiknurit korrespondojnë me zyrën e kompanisë Andi SHPK. Është në të njëjtin vend. Në 2021 dhe 2017. Nga ekstrakti del që zyra e kompanisë është në kat të dytë të pallatit. Ta gjykojnë qytetarët, a ka vend për dyshim, a ka nepotizëm, apo është rastësi. Ti mendon se personi që i jep zyrat Gjiknurit, është kushëri dhe është shpalli investitor strategjik është normale dhe rastësi. Meqë Gjiknuri thotë të më hedhë në gjyq atë dua të merret Gjykata me këtë punë ta shohim” – u shpreh Shehaj.

Agron Shehaj butrint resorti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.