Një re e zezë tymi ka pushtuar me dhjetëra fshatra në Bashkinë e Kavajës gjatë natës. Mësohet se tymi u përhap nga vendgrumbullimi i mbetjeve, të cilat janë djegur gjatë natës.
Për pasojë, tymi ka mbuluar gjithë zonën e Njësive Administrative Kryevidh dhe Luz, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.
