Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Messi mund të bëhet lojtari dhe pronari i klubit të njohur në vitin 2023

13:12 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë zëra që qarkullojnë së fundmi thonë se Lionel Messi do të blejë 35 për qind të aksioneve të klubit të njohur amerikan, Inter Miami dhe më pas, kur ti përfundojë kontrata aktuale me Parsi Saint-Germain në 2023 do t’i bashkohet ekskluzivitetit të MLS.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelona verën e kaluar pasi Blaugranët nuk arritën të rinovojnë kontratën e tij për shkak të vështirësive të tyre financiare të dokumentuara mirë.

Ai i’u bashkua PSG-së në një marrëveshje 2-vjeçare dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë MLS, pasi gazetari i “DirecTV”, Alex Candal tha se Messi do të nënshkruajë për Inter Miami në vitin 2023.

Sipas Candal, 34-vjeçari aktualisht po punon për blerjen e 35 për qind të aksioneve të klubit MLS.

“Leo Messi është ende një nga lojtarët më të mirë në botë, aftësitë e tij nuk janë zvogëluar”, tha bashkëpronari dhe drejtori ekzekutiv i Inter Miami, Jorge Mas, për “Miami Herald” në shkurt.

“Unë besoj, dhe David Beckham ka një marrëdhënie me të, se nëse ai largohet nga PSG, në kohën kur ai largohet nga PSG ne do të donim ta kishim Messin si lojtar në Inter Miami dhe të jemi pjesë e komunitetit tonë.

“A mund të ndodhë? Ne do të shtyjmë. Unë jam optimist në zemër, a mund ta shoh të ndodhë? Është një mundësi.”

7 herë fituesi i Topit të Artë ka konfirmuar më parë në një intervistë me Jordi Evole të “La Sexta” se do të ishte i gatshëm të transferohej në SHBA në të ardhmen.

“Gjithmonë kam pasur ëndrrën për të qenë në gjendje të shijoj dhe të kem përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, të përjetoj se si është liga atje, por jo akoma”, tha Messi në vitin 2020.

Vitin e fundit ka pasur gjithashtu një numër të ish-shokëve të skuadrës së Messit të lidhur me Inter Miami, duke përfshirë Luis Suarez, i cili do të bëhet agjent i lirë këtë verë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Aktualisht, nënshkrimet më të mëdha që ka bërë Inter Miami kanë qenë Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, por të dy kontratat e tyre do të skadojnë më 31 dhjetor 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.