Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ishin në kërkim për kultivim narkotikësh, prangosen babai dhe dy djemtë në Malësi të Madhe

13:30 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vënë në pranga tre persona në Malësi të Madhe, pasi ishin shpallur në kërkim kombëtar.

Babai M. Th., 60 vjeç dhe dy djemtë e tij, E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe u arrestuan sot nga uniformat blu pasa Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një punë të mirorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

-M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.