Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kisha maqedonase “pajtohet” me Kishën serbe, skepticizëm për pavarësinë e Kishës maqedonases

20:25 / May 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 8485fd74a61069146ba1f8a5454b8a3b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas më shumë se 50 vitesh mosmarrëveshje të shkaktuara nga ndarja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga ajo Serbe, kjo e fundit mori vendim për rivendosje të marrëdhënieve mes tyre.

Ky lajm në pamje të parë dukej diçka e mirë.

Por opinioni në Maqedoninë e Veriut e sheh me dyshime.

Gazetari Branko Gjorgevski, vlerëson se ky vendim e kthen Kishën Maqedonase shumë pas – në periudhën kur gëzonte vetëm autonomi brenda Kishës Ortodokse Serbe, e jo të pavarur siç e ka deklaruar veten pas ndarjes.

“Nëse vendimi është ashtu siç e kuptuam dje. Ne kemi shume arsye për shqetësim. Në vendimin e djeshëm Kisha Ortodokse Maqedonase kthehet në një pozitë autonomie që e ka pasur në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe. Ky nuk është autoqefalitet por vetëm autonomi që po prezantohet si pavarësim. Nëse ktheheni në pozitë para vitit 1959, të gjitha vendimet pas këtij viti si ajo për autoqefali nuk vlejnë”, tha Gjorgjevski.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kishës Serbe, mirëpritet pranimi i statusit të autonomisë sa më të gjerë pra pavarësisë së plotë të brendshme të dhënë në vitin 1995.

Shumë në Maqedoninë e Veriut e shohin si heqje dorë nga pavarësia e shpallur dekada më parë.

Në Kishën Ortodokse Maqedonase tashmë dy ditë me radhë ka heshtje të plotë sa i përket kësaj çështje dhe nuk është folur fare nëse ky vendim i Kishës Ortodokse Serbe është pozitiv apo negativ për ortodoksët maqedonas.

Gjorgevski thotë se ky vendim lë shumë për të dëshiruar për shkak se Kisha Serbe ia ka lënë asaj Maqedonase përgjegjësinë që ta zgjidhë çështjen e emrit të saj zyrtar, në dialog me kishën grekët dhe atë bullgare me të cilat ka mosmarrëveshje .

“Në vendimin e Kishës Serbe instalohet princip i konsensusit, pra për të shpallur autoqefali duhet të keni pajtueshmëri nga të gjithë 14 kishat autoqefale ortodokse, ndërsa diçka e tillë për momentin nuk ekziston dhe fjalën e fundit për autoqefalitetin e një kishe e ka Patriarkana Ekumenike. Tani siç e kanë menduar kështu çdo kishë mund tu vendosë pengesa në rrugën e autoqefalitetit”, u shpreh Gjorgjevski. Kisha Ortodokse Bullgare para një jave është deklaruar kundër vendimit për ta njohur Kishën Ortodoske Maqedonase me emrin Kryepeshkopata e Ohrit.

Ajo vlerëson se ata janë të vetmit që kanë të drejtë të jenë pasardhës së Kryepeshkopatës së Ohrit.

Një javë më parë, Patriarkana Ekumenike e njohu Kishën Ortodokse Maqedonase si Kryepeshkopatë e Ohrit.

Kjo i dha fund izolimit ndërkombëtarë të kishës Maqedonase pas konflikteve me atë serbe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.