Futbollisti më i përfolur i kësaj periudhe është Kylian Mbappe emri i të cilit po diskutohet shumë lidhur me të ardhmen e francezit. Mesa duket, sulmuesi nuk ka nënshkruar një rinovim kontrate me PSG dhe në Spanjë janë të bindur që ai do i bashkohet Real Madrid.
Ndërkohë, klubi parizien e ka hequr fanellën e kampionit të botës nga shitja në dyqanin online.
Nëse kontrollon aty (DYQANI ONLINE) do të shihni që fanella e Kylian Mbappe mungon dhe bëhet fjalë për atë të sezonit 2021/2022 dhe jo të sezonit të ri.
