Paulo Dybala është prej disa kohësh pjesë e planeve të Interit, me zikaltërit që po e ndjekin me kujdes transferimin e tij në Milano.
Argjentinasi i u përshëndet me tifozerinë dhe ekipi e Juventusit dhe së shpejti do të jetë një lojtarë i lirë, ku transferimi i tij do të jetë me parametra zero.
Marotta ka studiuar me kujdes çdo pistë të mundshme për të bërë të mundur tranferimin e yllit juventin.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi tashmë ka paraqitur ofertën e parë për Dybala, një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 6 milionë euro në sezon. Tani pritet përgjigja e argjentinasit.
