Policia në Cërrik ka arrestuar një 35-vjeçar me akuzën për dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik. Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.
