Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Para dhe mallra kontrabandë në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Bulqizë

12:33 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia bulqize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë pasi akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë të cilat dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për shtetasin J. LL., 30 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë në sajë të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Uniformat blu sekuestruan gjithashtu një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe një automjet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe një automjet.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. LL. Në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora dore të markave të ndryshme, të kontrabanduara, që dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së, një shumë e konsiderueshme eurosh e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe një automjet.

Shtetasi J. Ll. nuk dispononte faturë për mallrat dhe as dokumentacion që vërteton burimin e ligjshshëm të shumës së eurove që iu gjetën në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi J. LL., 30 vjeç, banues në Bulqizë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.