Para pak kohësh, modelja bukuroshe dhe partnerja e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo foli rreth jetës së saj luksoze duke deklaruar se ka punuar dhe e ka “krijuar” vetë atë që ka sot në llogarine bankare të saj.
Megjithatë.mediat spanjolle kanë zbuluar se ylli portugez i paguan një rrogë të majme modeles çdo muaj.
Gazeta spanjolle “Nacional” ka zbuluar se vlera që Ronaldo i ofron bashkëshortes së tij në formë page, është 100 mijë euro në muaj.
Mbështetja ekonomike që Cristiano Ronaldo i jep gjysmës së tij më të mirë në fund të çdo muaj është në formë “rroge”, për ta mbështetur Georginën dhe për ta ndihmuar atë të kujdeset për shpenzimet dhe për fëmijët.
Sipas “El Nacional.cat” shifra shkon në 100 mijë euro duke iu shtuar kështu rreth 8 mijë eurove që Georgina mbledh përmes rrjeteve sociale.
Gjithashtu sipas gazetës katalanase, paratë e CR7 përdoren për të paguar shpenzimet dhe për t’u kujdesur për fëmijët, sipas stilit të jetesës që ata janë mësuar.
