Policia kufitare e Durrësit ka zbuluar gjatë kontrollit një vajzë të fshehur në kabinën e kamionit, në portin e qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të Policisë bëhet me dije se 27 vjeçarja u ndihmua nga një shtetas nga Fieri, i cili është arrestuar pak orë më vonë.
Ky shtetas do të kalonte jashtë kufirit 27-vjeçaren me inicialet M.V, e cila u procedua në gjendje të lirë.
