Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Qeveria hap thesin për sportistët elitarë

16:56 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sport 1 500x290 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria do të derdhë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit një fond prej 160 milionë lekësh për federatat sportive si dhe për shpërblimin e sportistëve elitarë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë ditën e sotme theksohet se “Ministrisë së Arsimit i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë”.

Sipas vendimit, fondi prej 160 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në zërin “Shpenzime korrente”, në artikullin 604 “Të tjera transferta korrente të brendshme”, të programit buxhetor “Zhvillimi i sportit”, i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë.
Efekti financiar, prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.