Një super vëmendje të madhe ka marrë takimi Bora-Donald në Afterparty-n që zhvilloi stilisti i mirënjohur, Valdrin Sahiti.
Mirëpo, së fundmi, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Sindi Loci ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram” duke thumbuar dyshen Bora-Donald.
Sindi u ndal edhe të bullizmi që iu bë Beatrix, duke shkruar: “E bëtë gocën e shkretë horre përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj”.
Mos vallë, këta ish-konkurrentë të Për’Puthen kërkojnë sërish të jenë në qendër të vëmendjes, teksa kërkojnë që të komentojnë ç’do gjë që ndodh përreth?
Megjithëse, kujtojmë që Sindi ka cituar më herët se në program është ndjerë në presion edhe nga vetë Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti.

