Mëngjesin e sotëm është shënuar një tjetër ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur këtë herë në fshatin Boçovë të Fierit. Mësohet se një 43-vjeçar i quajtur Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
“Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
