Aktorja e njohur e serialit televiziv “As The World Turns”, Marnie Schulenburg, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Ajo nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen e kancerit të gjirit prej së cilës vuante prej kohësh, ndërsa vetëm disa ditë më pas do të mbushte 38 vjeç.
Schulenburg u bë e njohur përmes rolit të Alison Stewart nga 2007 deri në 2010.
Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seriale si Blue Bloods, The Good Fight, Elementary dhe Divorce.
