Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, policia vë në pranga një 33-vjeçar për moskallëzim krimi

10:14 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
888
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Pogradecit ka arritur të vejë në pranga 33-vjeçarin B. B., i cili ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ky person akuzohet se nuk ka kallëzuar tentativën e vrasjes së 22-vjeçarit Johan Muçollari, nga Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.

Ndërkohë, më herët janë arrestuar për mos kallëzim krimi, Fatjon Bono, Kristian Kreston, Hekuran Gjonan, Ledion Shkullakun dhe Rudi Shaho. Në pamjet e publikuara nga policia, shihet se si shoqërohet 33-vjeçari në Komisariat.

Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur më 25 prill të këtij viti, mbeti i plagosur Johan Muçollari, por për fat të mirë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Përkrahu autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 25.04.2022, në Pogradec, dhe nuk kallëzoi krimin në organet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– B. B., 33 vjeç banues në Pogradec.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shtetasi B. B., së bashku me 5 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë), nuk kanë kallëzuar në Polici, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, dhe kanë përkrahur autorët e krimit, shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, të cilët gjatë një konflikti, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.