Ditën e sotme, SPAK firmosi një sërë urdhër arrestesh për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Mësohet se në shënjestrën e SPAK janë Ervis Martinaj, Suel Çela, Sokol Sanxhaktari (dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit), Talo Çela dhe Kamber Mehja. Ndër këta personazhe theksojmë se Sokol Sanxhaktari është në burg për vrasje ndërsa Talo Çela është në kërkim, i akuzuar për disa krime.
Pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e personave të sipër përmendur, Gjykata e Posaçme i ka miratuar urdhrat e arrestit për ta. Sipas informacioneve, janë firmosur gjithashtu mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve. Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.
Ndërkohë, mes personave të skeduluar për t’u arrestuar në Elbasan rezulton një oficer policie. Ky i fundit dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.
