Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi do të largohet nga Liverpool dhe do të probvojë një eksperiencë të re në Serie A, ku t’i bashkohet skuadrës së Milanit.
Gazetari Daniele Longo shkruan se marrëveshja mes Milanit dhe Origit është arritur dhe tani ka mbetur vetëm firma mbi kontratë.
Pas finales së Champions League, që Liverpool e luan ndaj Real Madrid më 28 maj, sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijojë me formalitetet e tjera, si firma dhe prezantimi.