Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të njohur dhe më simpatikë të showbizzit shqiptar. Dyshja janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid. Shpesh herë, Klea dhe Giti ndajnë foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku shfaqen si një familje e konsoliduar.

Ndërkaq, një postim i bërë së fundmi nga Klea ka ngjallur dyshime tek ndjeksit. Ajo ka publikuar një foto ku duket teksa ka qenë në një dyqan me karroca bebesh dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë sërish prind. Klea ka treguar se ndjen mall për periudhën kur Krid ishte më i vogël.
“Po më lind dëshira për një bebe tjetër”, ka shkruar moderatorja bukuroshe përmbi foton në “Instastory”.

Kujtojmë që Klea është aktualisht duke u përgatitur për kampin e saj, që e organizon çdo verë.
