Paris Saint-Germain po luan të gjitha kartat për të mbajtur Kylian Mbappe në “Parkun e Princave”. Madje, oferta e fundit e parizienëve për yllin francez është vërtet e çmendur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se klubi i ka ofruar sulmuesit një kontroll total në operacionet sportive. Kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, por edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty.
Por si duket Mbappe është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madrid. Atij i skadon kontrata me parisienët në muajin e ardhshëm, por klubi i pasur po mundohet ta bindë, duke i bërë oferta të pabesueshme joshëse.
Pra, nëse e ndërron mendjen, Mbappe mund ta ketë komplet nën kontroll ekipin parisien, raporton “elchiringuitotv”. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi definitiv i lojtarit.