Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle. Për pasojë, raportohet se një grua ka përfunduar në spital.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Bremerhavem 90 km në Perëndim të Hamburgut. Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas së plagosur.
“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë.
“Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”, shtuan më tej ata.
