Pas kritikave të një jave më parë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e SPAK.
“Operacioni i sotëm i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund”, shkruan Rama.
