Një tjetër i arrestuar që mbahet në paraburgim për vrasje është Ardian Uzuni, që përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eskponent i krimit.
Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
Uzuni është arrestuar edhe në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.
Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.
