Një një shpërthim tritoli është regjistruar në Grudë të Re, Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në biznesin e efektivit të policisë në komisariatin e Shkodrës, Ndrek Rrasa, ndërsa më pas atij i kanë djegur dhe mjetin tip furgon të parkuar aty pranë.
Në dëshminë e tij para grupit hetimor, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i vendosjes së lëndës shpërthyese në lokalin e tij.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vene tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”, ka thënë efektivi 46-vjeçar.
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
