Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Humbi gjithë familjen nga bombardimet ruse, rrëfimi tronditës i policit ukrainas: Toka filloi të dridhej, nisa menjëherë të…

10:50 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në fillim, nuk mund ta shihja dëmin e shkaktuar në shtëpinë e Ivan Simorovit, e cila ndodhet në qytetin ukrainas të Borodyanka afër Kievit. Pastaj e kuptova arsyen që nuk pashë ndonjë gjë, pasi aty nuk kishte mbetur ndonjë shenjë që mund t’i ngjasonte ndonjë shtëpie”, pohon gazetari James Waterhouse, i cili e intervistoi Ivanin.

“Ishte 26 shkurti, ishim duke biseduar në stacionin policor, kur papritmas dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”, shton ai duke e rikujtuar momentin kritik.

Agresioni rus në Ukrainë kishte vetëm dy ditë që kishte filluar gjersa rusët kishin nën shënjestra të gjitha qytetet dhe fshatrat që ndodheshin afër objektivit kryesor, Kievit, raporton BBC.

“Toka filloi të dridhej, dhe unë menjëherë kapa telefonin dhe fillova t’i thërras të gjithë familjarët e afërt, gruan time, vëllain, babanë, nënën e gjyshen – asnjëri nuk përgjigjej. E kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”, deklaroi Ivani.

Ai i dëgjoi shpërthimet që u shkaktuan nga granatimet që veçse kishin filluar dhe e dinte se diçka kishte ndodhur. Megjithatë, nuk ia priste mendja se ishte goditur shtëpia e tij. U nis me veturë tek shtëpia e tij e cila ndodhej në Rrugën Tsentralna bashkë me shefin e policisë dhe disa kolegë tjerë, ku edhe ai e pa tragjedinë që kishte ndodhur.

“Horror. Luftë. Ishte e frikshme dhe e vështirë për tu kuptuar ajo se çfarë pash në atë moment. Shpresoja se kishin shpëtuar, ndoshta ishin fshehur në bodrum”, ishte përgjigja e Ivanit në pyetjen se si ndihej në momentin tragjik, shkruan gazetari.

Ivani humbi gruan, babanë, nënën, vëllain, gjyshen, dhe pas disa ditësh humbi edhe vajzën e tij, Polina, e cila nuk kishte arritur që t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi.

familja e policit ukrainas 2
familja e policit ukrainas 1
familja e policit ukrainas 5
familja e policit ukrainas 4
familja e policit ukrainas 3

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.