Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferenca e përbashkët me presidentin e KE-së, Rama: Krenar që jemi pjesë e frontit të së mirës ndaj së keqes

12:23 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca e perbashket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel e cila është duke u zhvilluar aktualisht, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të vendit tonë për Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është krenare që është pjesë e frontit kundër së keqes, teksa iu referua luftës në Ukrainë.

“Përtej vështirësive të procesit, përtej aspekteve të moralizimit të hapave jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane. Si rezultat edhe i një vullneti të shprehur nga ana e BE për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE. Jam i bindur se shqiptarëve nuk do ju duket e tepërt përsëritja e shprehjes së mirënjohjes së mbështetjes së BE në momentet më të vështira që nga pas tërmeti deri te periudha e pandemisë.

Nga ana tjetër dua të theksoj se ne ndjehemi shumë krenar që jemi pjesë e frontit të përbashkët që sot është front i së mirës kundër së keqes. Folëm me presidentin Michel për situatën e përgjithshme, por edhe sfidat për luftën në Ukrainë”, tha Rama.

Rama zbuloi se me Michel folën për situatën e përgjithshme, angazhimet e sfidat, si dhe çështjen e integrimit.

“Folëm me presidentin për situatën e përgjithshme, angazhimet e sfidat për luftën në Ukrainë…Folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e brendshme të rajonit dhe reformat në vendin tonë. Duke nisur nga ajo në Drejtësi që po jep fryte domethënëse. E ndoqëm dje operacionin e SPAK e Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal dhe ndoshta për t’i dhënë goditjen më të madhe…Po edhe vënien para drejtësisë të individëve pavarësisht bindjeve politike. Kjo tregon që kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vendet që i kanë çelur tashmë negociatat. E falenderojmë presidentin Michel për mbështetjen dhe për një sens shumë të prekshëm kujdesi në raport me këtë rajon ku bën pjesë Shqipëria”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.