Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet kur u prezanton zyrën e tij në Kryeministri Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”- shprehet Michel teksa sheh tavolinën e punës së Ramës.
“Aty është Abraham Lincoln që lexon tëeetet e Donald Trump”- i thotë Rama dhe Presidenti i KiE qesh.
Ndërkohë, zyrtari i BE sheh dhe topin e basketbollit dhe kërkon koshin.
Por Rama i hap një derë tjetër dhe i tregon dhe koshin e basketbollit.
“S’ka mundësi”- thotë Michel teksa qesh dhe arrin të realizojë një kosh që me hedhjen e parë.
