Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alibeaj: Rama u tërhoq nga marrëveshja sa pa kandidatët tanë! Nuk mund të joshte asnjë

16:26 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj foli jashtë selisë së Kuvendit për anulimin e marrëveshjes me socialistët në procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama u tërhoq në momentin që pa kandidatët e PD pasi nuk mund të joshte asnjërin prej tyre që ta përdorte për interesat e tij.

“Gërma e dokumentit thotë që një komision i përbërë nga gjashtë anëtarë shqyrtojnë kandidatët dhe bien dakord për propozimin e përbashkët të njërit prej tyre. Ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsesuale do të kishte nënshkrimet tona dhe të maxhorancës si shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie.

Nga ana e PS pretendohet që JO, kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm nënshkrimet tona. Kjo është një e drejtë që na jep Kushtetuta. Kjo tërheqje nuk është gjë tjetër veçse mospranim i konsesualitetit. Ne e kemi ditur që PS i ka 71 vota formale. Nuk ka ato tre vota që i përkasin Tom Doshit. Nuk ka dy mandate që i përkasin Aqif Rakipit. Nuk ka dy mandate që sot janë te 313-ta. Megjithatë ne u nisëm sigurisht nga ideja për të krijuar një proces konsesual dhe një president mbi palët. Ishim seriozë. Ju mund të më keni qortuar pse kam qenë shumë strikt në procedurë. Ndoshta jam bërë i bezdisur pse kërkova që takimi të bëhej me media. Ky ishte qëllimi që të dilte në sy të publikut kush do një president të shqiptarëve. U tregua realiteti dhe qëndrimi i palës tjetër.

Arsyet janë se legjitimiteti i kësaj maxhorance nuk është. Kjo është situata. Duhet të jem korrekt që ky dokument përveç këtyre pikave ka edhe pikën që shkelja e njëanshme e procedurës i njoftohet maxhorancës menjëherë. Këtë jam duke bërë. Një nga shkaqet mund të jetë edhe cilësia e kandidatëve tanë. Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe kandidatë të kapur peng. Kandidaturat tona u dukën qartë që janë njerëz me integritet. Edi Rama sa pa kandidaturat e kuptoi se nuk kishte asnjë shans për ta vjedhur dhe joshur. Ka bërë këtë gjë sot”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.