Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-ministri i PD-së, Rexhep Uka refuzon kandidimin për President: Nuk bëhem më si “kua balash”

16:38 / May 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 62879eab01085
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën.

Në një intervistë “Panorama” pasi u propozua si një nga kandidaturat e PD-së për kryetar shteti, Uka tha se nuk ishte pyetur më parë nga deputeti Mziu.

Por teksa shprehu mirënjohjen për vlerësimin, ai refuzoi të rikthehej në jetën aktive politike. Në vijim të reagimit të tij, ish-deputeti i PD-së la të kuptohej se është i zhgënjyer nga politika dhe nuk mbështet formulën aktuale të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe të mos vizatohet në sirtarët e partive politike.

Z. Uka, deputeti Xhelal Mziu ju ka propozuar sot në mbledhjen e Grupit të PDsë si kandidat për President të Shqipërisë. Jeni njohur me këtë propozim, si e pritët?

Unë e telefonova dhe e falënderova për vlerësimin. Është mendimi i tij, por propozimi s’ka lidhje me mua. Nuk kam pasur asnjë njoftim, asgjë dhe as nuk jam pyetur.

Nëse propozimi do të formalizohet, do të shkojë në Parlament, do të ishit i gatshëm ta pranonit?

Jo, jo, jo. E shikoj një përgjegjësi shumë të madhe. Për këtë çështje kam një pikëpamje dhe bëj analiza shumë të thella për gjëra të tilla. Tashti nuk jam më i ri. E njoh mirë situatën. E bluaj, njoh edhe politikën. Ky është fakti që më frenon. Nuk bëhem më si “kau balash”. Jam në fazën kur opinioni publik, njerëzit që më kanë mbështetur, njerëzit që më njohin, atë punë e kam provuar, kam tentuar dhe i kam thënë të gjitha mendimet e mia në të gjitha epokat. Në një farë mënyre kam shprehur atë që ndiej, por edhe kam kuptuar se ku gjendem. Dhe hiç nuk ka lidhje me mua kjo. Por gjithsesi e vlerësoj shumë faktin që deputeti më propozoi.

Ju e keni një identikit se si duhet të jetë Presidenti shqiptar?

Pakënaqësitë e mia gjithmonë do nxjerrin një President nga sirtarët. E kemi parë se si shkon kjo punë. Unë e kam deklaruar, kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. E kam thënë që në këtë katrahurë, populli le ta ketë një përfaqësues të vetin. Presidentët, kandidatët dalin, kemi modele në botë, përplasen me njëri-tjetrin, marrin notat e vërteta, por jo duke bërë vizatime nëpër sirtarë e nëpër kështu gjëra. Nuk është ky Presidenti që i duhet Shqipërisë.

Ju thoni që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli?

Unë kam qenë partizan i kahershëm për këtë punë. Të dalin atje në shesh. Vetëm përpara popullit merret vesh nëse është kallaj apo është bakër apo çfarë është.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.