Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

The Economist: Rrezik nga katastrofa ushqimore

17:03 / May 20, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota rrezikohet nga një krizë ushqimore për shkak të krizës në Ukrainë, siç paralajmërohet në një analizë të revistës prestigjioze The Economist.

Rritja e çmimit të ushqimeve për shkak të reduktimit të prodhimit në një prej vendeve kryesore eksportuese të ushqimeve si Ukraina ka shtuar me ritme të shpejta numrin e njerëzve që nuk përballojnë dot të blejnë mjaftueshëm ushqime.

1.6 miliardë njerëz nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve të mjaftueshme për shkak të rritjes së çmimeve, katërfishi i atyre që hynin në këtë kategori para destabilizimit të tregjeve që shkaktoi lufta.

Të paktën 300 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria përgjatë viteve të ardhshme, siç paralajmëroi drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, Dejvid Bislli në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit të Sigurimit, të thirrur nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Ai bëri thirrje për masa urgjente për të stabilizuar tregun e ushqimeve që rrezikon të shkaktojë një katastrofë ushqimore globale. Ukraina është një prej prodhuesve dhe eksportuesve më të mëdhenj të ushqimit në botë. Sulmi rus ka shkaktuar vështirësi të mëdha në eksportin e ushqimeve, pasi ka bllokuar portet e Detit të Zi, nyjet kryesore të transportit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.