Ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e përcjellë gjatë një fjalimi para deputetëve në Parlamentin Eropian, kryeministri malazez Dritan Abazovic, të mbajtur pas një numri të madh të takimeve.
“Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e bllokut. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Europë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Europës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh, dhe nuk besoj se dikush në Bashkimin Europian mund ta dëshirojë një gjë të tillë”, është shprehur ai.
