Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku kanë diskutuar për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës në këtë kohë lufte.
“Ne mund ta fitojmë këtë luftë”, shkroi Stoltenberg në postimin e tij në Twitter të premten.
Gjithashtu, Stoltenberg dhe Rama kanë diskutuar se si futja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do e forconte aleancën.
