Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DOSJA / Si Erjon Llapushi ekzekutoi kamarierin në mes të lokalit në “Rozafa Fish” në Elbasan

20:33 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5aa8ed7c7096b3906e106203cfa05059
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur për mediat ditën e sotme dosjen hetimore në ngarkim të të shumë kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Kurmakut, ngjarje e cila ndodhi në tetor të vitit 2021.about:blank

Hetimet për Erjon Llapushin i akuzuar për vrasjen e Kumarkut dhe të Luan Dulellarit i akuzuar për bashkëpunim dhe moskallëzim krimi, janë drejtuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajzai, dosje e cila aktualisht ndodhet në SPAK.

Nga hetimet është zbardhur i gjithë itinerari që ka ndodhur në 2 tetor të vitit të shkuar, nga momenti i mbërritjes së Llapushit dhe Dulellarit në “Rozafa Fish” në Labinot, deri në largimin e autorit dhe njeriut që e shoqëronte nga vendngjarja menjëherë pas krimit të kryer.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Elbasanit të e cila është ndjekur nga fillimi nga Drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazi, ka rezultuar se shtetasit Erjon Llapushi dhe Luan Dulellari janë futur në ambientet e restorantit dhe janë ulur në një tavolinë.

Aty është afruar kamarieri Gazmend Kormaku, i cili ka filluar të debatojë me shtetasin Erjon Llapushi. Në një moment, shtetasi Erjon godet me grushtin e dorës së djathtë, në pjesën poshtë mjekrës shtetasin Gazmend, i cili bie në tokë dhe nga ky moment nuk kryer lëvizje të tjera.about:blank

Shtetasit Erjon dhe Luan largohen me automjetin në përdorim të tyre me targa AA 779 YA. Ky automjet është gjendur i parkuar më datë 03.10.2021 në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shtetasi Gazmend Kormaku më datë 07.10.2021 vdes në kushte spitalore në SUT Tiranë.

Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar në Abc, edhe në dosjen hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, shihet që nga momenti i hyrjes në restorant në 2 tetor 2021, mes Llapushit dhe Kormakut ka patur një debat të fortë, ku shkak është bërë një tavolinë e rezervuar.about:blank

Kormaku i kërkon fillimisht Llapushit dhe Dulellarti që të ulen në një tavolinë tjetër, por Llapushi nuk pranon.

Debatet vijojnë edhe më tej, deri në momentin që Llapushi godet me grusht poshtë mjekrës Kormakun, i cili bie në tokë dhe nuk lëviz më.

Më pas Llapushi dhe Dulellari dalin nga restoranti, ndërkohë që autori rikthehet edhe njëherë për të marrë çantën dhe bashkë me Dulellarin largohen me shpejtësi në drejtim të mjetit dhe ikin nga vendngjarja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.