Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë.
“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj” , tha kryeministri.
Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit. Sipas tyre porti do të jetë një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.
“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.