Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajza nga Kosova tregon detaje nga raporti me Nuredin Dumanin: Se dija që kishte probleme me drejtësinë, mu prezantua me emrin…

18:13 / May 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nuredin dumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit shoqëroi mesnatën e 30 marsit, pas atentatit të dështuar ndaj Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdinin, vajzën nga Kosova që bashkëjetonte me të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe me të cilin kishte një lidhje dashurie.

Në dëshminë e saj të siguruar nga BalkanWeb, vajza tregoi se: “Nuk isha në dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri.”

DËSHMIA E TË DASHURËS SË DUMANIT
Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë. Më tej ajo ka shpjeguar se:….. mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon. Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sali Lushaj në krye të protestuesve të PD, përplaset me policinë

10:35 / October 8, 2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta rritet me 7 lekë

10:30 / October 8, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

Protestuesit e PD nisen nga selia, ‘harrojnë’ Berishën në banderolë: Rama n’burg, Belinda n’burg

10:13 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.