Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita e propozoi si kandidat për president/ Reagon Halim Kosova: E vlerësoj, por dua t’i përkushtohem profesonit tim

18:24 / May 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halimkosova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas emri i tij doli nga radhët e opozitës për ta renditur si kandidat për postin e Presidentit të Republikës, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë së Partisë Demokratike Halim Kosova. Ai u shpreh se është njohur me propozimin e emrit të tij si kandidat për kreun e ri të shtetit dhe se e vlerëson shumë një akt të tillë politik. Megjithatë, doktor Kosova tha se profesioni i tij mbetet parësor në raport me politikën.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova për News 24.

Sa i përket emrave të tjerë të propozuar për të qenë në krye të Shtetit, Kosova tha se nuk është ndalur të bëjë ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz.”, tha ai.

Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?

Halim Kosova: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

Pse jo një presidente zonjë?

Halim Kosova: Absolutisht dakord. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sali Lushaj në krye të protestuesve të PD, përplaset me policinë

10:35 / October 8, 2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta rritet me 7 lekë

10:30 / October 8, 2026

Protestuesit e PD nisen nga selia, ‘harrojnë’ Berishën në banderolë: Rama n’burg, Belinda n’burg

10:13 / October 8, 2026

Ndryshimet, ndërtimet pa leje, 60 ditë afat për vetëdeklarim ose kalojnë në konfiskim

09:55 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.