Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një person është plagosur me thikë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Si pasojë e një sherri mes tyre, D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak:
Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
