Një autobot i cili do të mbushej me gaz në një pikë karburanti ka pësuar rrjedhje gazi.
Ngjarja ka ndodhur në Kombinat në kryeqytet, në një pikë e cila përdoret nga qytetarët edhe për të mbushur bombolat e gazit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka të lënduar. Gjithashtu mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në kontroll flakët.
