Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA

10:22 / May 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
istockphoto 172750694 612x612 1
Two flags
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia publikoi të shtunën listën e përditësuar të personave të padëshiruar në vend.

CNN raporton se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend të 963 zyrtarëve dhe figurave amerikane, midis tyre Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Lista e përditësuar përfshin shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO – dhe madje edhe disa individë të vdekur.

Senatori John McCain dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në listë.

Rusia ka synuar  gjithashtu Hollivudun, me aktorin Morgan Freeman dhe aktorin/regjisorin Rob Reiner.

Mike Pompeo, ish-sekretar i shtetit përfshihet  gjithashtu në listë.

Ai foli më parë me presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrje  në zgjedhjet amerikane. Ministria akuzoi personat në listë për nxitje të “rusofobisë”.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se vendimi ka qenë përgjigje ndaj “sanksioneve anti-ruse” dhe synojnë të kufizojnë SHBA-në, e cila është duke tentuar të zbatojë “një rregull botëror neokolonial”.

Në dokument është thënë se Moska mbetet e hapur për “dialog të sinqertë” dhe ka bërë dallim mes popullit amerikan dhe autoriteteve që ka thënë se janë “rusofobe”.

Ministria ruse ka vënë ndalesë edhe ndaj 26 kanadezëve, përfshirë Sophie Trudeau, gruan e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026

Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit e udhëhequr nga Sali Lusha përplasen me policinë, tentojnë shembjen e gardhit

10:35 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.