Ylli i futbollit, Kylian Mbappe ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtarë gjatë ditëve të fundit pasi nuk dihej ende si do të shkonte fati i të ardhmes së tij. Francezi përflitej shumë për një kalim tek Reali, por një ofertë marramendëse e mbajti atë në “Parkun e Princave”.
Sulmuesi francez vetëm dy ditë më parë i dha fund kësaj çështje, teksa vendosi të rinovonte me skuadrën franceze, teksa “injoroi” ofertat e vazhdueshme të “Los Blancos”.
Në Spanjë nuk u prit aspak mirë vendimi i marrë nga sulmuesi francez, ndërkohë që ka pasur efekt të madh edhe te tifozët.
“El Chiringuito” i ka dhënë menjëherë bujë faktit që Mbappe në harkun e 24 orëve ka humbur gati 350 mijë ndjekës, ndërsa aktualisht ka shkuar në 600 mijë.
