Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Heshtja si “respekt” për një të vdekur

21:08 / May 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha me gazetaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Vetshpallja e Sali Berishës kryetar edhe formalisht i Partisë Demokratike, është ngjarja që është shoqëruar me më shumë heshtje në historinë 30- vjeçare të politikës shqiptare. Partia më e rëndësishme e opozitës, është përballur me një mur të frikshëm heshtje nga gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe ata vendas, pas këtij vendimi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë bërë të qartë qëndrimin edhe në të ardhme për Sali Berishën, nuk kanë ndonjë arsye të reagojnë, pasi kanë reaguar dhe paralajmëruar më parë. Si demokratët në pushtet, ashtu dhe republikanët, e kanë bërë të qartë që me një person të dizajnuar si “non grata”, SHBA nuk do të vendosin kurrë marrëdhënie. E vetmja amerikane e gëzuar është një emigrante që Sali Berisha e ka futur në Kryesi të partisë së tij, por dhe ajo më shumë i ka shtuar sherret me gratë e PD, se sa i ka sjellë paqe.

Bashkimi Europian, i cili po përgatit një draft për të njohur vendimet e SHBA për personat e akuzuar për korrupsion domethënës dhe minues të demokracisë, po ashtu e ka injoruar vetshpalljen e Sali Berishës kryetar të Partisë Demokratike. Dy ditë më pare, deputeti më i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare i CDU, që mbulon dhe raportet me Partitë Popullore, paralajmëroi se në rast rikthimi të Berishës, CDU por dhe Partitë Popullore do të ndërpresin marrëdhëniet me PD.

Vetshpallja e Berishës si kryetar edhe “de jure” i PD, është shoqëruar me heshtje të thellë dhe nga aleatët rajonal të PD, madje dhe nga aleatët e saj brenda vendit. E gjithë kjo ndodh ndërkohë që procesi gjyqësor kundër legjitimitetit të tij në krye të PD vazhdon në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe mund ta përkeqësojë dhe më tej ndarjen.

Heshtja që ka rrethuar rikthimin e Sali Berishës, është një shpërfillje e rëndë e ekzistencës së saj si parti. Heshtja e partnerëve ndërkombëtarë nga SHBA në Europë, heshtja e aleatëve brenda vendit, heshtja dhe e vet mbështetësve të Berishës, heshtja dhe injorimi i kundërshtarëve të tij, është e vetmja gjë me të cilën u përball sot Sali Berisha. Partia Demokratike i ngjan një partie që kthehet nga një ceremoni varrimi dhe jo nga një kuvend zgjedhor. Dhe si për çdo të vdekur, heshtja është i vetmi “respekt” për Sali Berishën.

baze heshtja respekt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.