Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Zbardhet sulmi me armë zjarri ndaj biznesit në Shkodër, arrestohet pronari

15:00 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tep 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke).

Kapet dhe vihet në pranga pronari i këtij biznesi, i cili nga hetimet rezulton i përfshirë në konfliktin me armë zjarri me shtetasin Armando Ndreu.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2022, në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke), kanë organizuar dhe finalizuar operaionin policor të koduar “Bakery”.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Sadet Sala  28 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 03.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Sadet Sala ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Armando Ndreu, 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin 28-vjeçarin, ka qëlluar i pari në drejtim të biznesit në pronësi të tij, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Armando Ndreu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.