Finalja e Conference League nis për pak minuta dhe stadiumi tashmë është mbushur. Mes shumë tifozëve nuk kanë munguar as politikanët shqiptarë.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shfaqur ndryshe nga rrobat sportive me të cilat e shohim zakonisht në kryeqytet. Sot ai ka zgjedhur të vishet me një kostum elegant blu të errët teksa ka mbërritur vetë në stadium.
Në stadium ka shkuar edhe ministri Bledi Çuçi i cili po ashtu është shfaqur i veshur elegant me një kostum të zi duke hyrë në “Air Albania.
Po ashtu edhe Taulant Balla është fotografuar i ulur në stadium pranë Francesko Totti.
Presidenti Meta ka ndarë një foto pak para përballjes në fushën e blertë të Romës dhe Feyenoordit ku uron një mbrëmje të paharruar.