Në prag të raundit të tretë për votimin e Presidentit të ri të vendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar.
Ai u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve, përmes të cilit i njofton se mbledhja do të mbahet nesër, në orën 10:30, në selinë blu.
Tema kryesore e mbledhjes duket se do të jetë sërish zgjedhja e pasardhësit të Presidentit Ilir Meta.
